Ndalja e luftës dhe e terrorizmit, nevojë aktuale e Sirisë
Përfaqësuesi i përhershëm i Sirisë në OKB theksoi se vendi i tij në vend të ndihmave humanitare, më shumë ka nevojë për ndaljen e luftës dhe terrorizmit.
Agjencia Reuters e lajmeve njoftoi se Bashar Xhafari, përfaqësuesi i përhershëm i Sirisë në OKB, të enjten pas mbledhjes së KS të OKB në lidhje me Sirinë, deklaroi: "Qeveria e Sirisë nuk po vret popullin e saj dhe as nuk po bombardon kamionët që dërgojnë ndihma humanitare për popullin sirianë. Terroristët po vrasin civilët sirianë. Sulmet kriminele të Amerikës kundër ushtrisë së Sirisë janë përsëritur disa herë dhe siç duket Uashingtoni ka vendosur që të spastrojë rajonin Dejrul-Zur në favor të terroristëve". Bashar Xhafari në vazhdim shtoi se gabimet politike të Amerikës në rajon janë bërë shkak për krijimin e grupeve terroriste. Vlen të theksohet se avionët luftarakë të Amerikës më 17 shtator kanë bombarduar bazën e forcave të ushtrisë siriane në Dejrul-Zur dhe kanë vrarë rreth 80 ushtarë sirianë dhe kanë plagosur mbi 100 të tjerë.