Vazhdojnë fitoret e ushtrisë siriane kundër terroristëve
Forcat e ushtrisë sirianë kanë çliruar një tjetër rajon në Alepo në veri të Sirisë.
Në vazhdën e operacionit për çlirimin e Alepos, forcat siriane kanë çliruar nga pushtimi i terroristëve rajonin e banuar Sulejman Al Halbi në Alepo si dhe lagjen Bastan Al Basha, në pjesën e vjetër të Alepos. Forcat ajrore siriane kanë sulmuar bazat e terroristëve në pjesën lindore të Alepos duke shkatërruar dhjetëra tanke, autoblinda dhe pajisje të tjera ushtarake të terroristëve të ISIS dhe të Al Nusras. Në këto sulme janë vrarë dhe plagosur dhjetëra terroristë. Grupet terroriste duke reaguar ndaj disfatave të tyre, kanë bombarduar me mortaja dhe raketa rajonin Sulejman Al Halbi duke vrarë 13 civilë sirianë dhe duke plagosur 40 të tjerë. Ushtria siriane ka zmbrapsur një sulm të terroristëve në pjesën lindore të qytetit Hamah në perëndim të Sirisë dhe u ka shkaktuar humbje të rënda terroristëve.