Ka ndryshuar Izraeli apo krerët arabë?
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i29611-ka_ndryshuar_izraeli_apo_krerët_arabë
Mesazhet e ngushëllimit të funksionarëve arabë për vdekjen e ish presidentit të regjimit sionist Shimon Peres, kanë shkaktuar reagime dhe kritika nga personalitetet palestineze.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 30, 2016 18:43 Europe/Tirane
  • Ka ndryshuar Izraeli apo krerët arabë?

Mesazhet e ngushëllimit të funksionarëve arabë për vdekjen e ish presidentit të regjimit sionist Shimon Peres, kanë shkaktuar reagime dhe kritika nga personalitetet palestineze.

Vdekja e Shimon Peres tregoi një realitet të hidhur në vendet arabe. Ky realitet i hidhur ka të bëjë me mesazhet e ngushëllimit të funksionarëve arabë për vdekjen e ish presidentit të regjimit sionist. Burimet sioniste kanë njoftuar se Khaled bin Ahmed Al Khalifa, ministri i punëve të jashtme të Bahrejnit, ka dërguar mesazh ngushëllimi për vdekjen e ish-presidentit të regjimit sionist Shimon Peres i cili vdiq ditën e mërkurë. Ai në faqen e tij në Twitter ka shkruar: "Pusho i qetë Shimon Peres, burri i luftës dhe i paqes, e cila është shumë larg Lindjes së Mesme.” Ndërkohë Ejub Farra, anëtar i parlamentit të regjimit sionist nga partia Likud, deklaroi: "Lideri i një prej vendeve arabe të Gjirit Persik kur mori lajmin për vdekjen e Shimon Peres, disa minuta ka qarë.” Kryetari i Autoritetit Autonom Palestinez, Mahmud Abas, shkoi edhe më larg se ministri i Jashtëm i Bahrejnit dhe deklaroi:” Shimon Peres nuk ishte vetëm babai shpirtëror i Izraelit, por edhe lider i popullit palestinez”! Në një kohë që krerët arabë reagojnë kështu ndaj vdekjes së Shimon Peresit, gazetari i njohur anglez Robert Fisk në një artikull të publikuar në gazetën Indipendent shkruan se vdekja e Shimon Peres ish presidentit të regjimit sionist, atij i kujton krimet sionistëve në fshatin Kana në jug të Libanit. Në një artikull të tij Fisk shkruan: “Edhe pse mediat perëndimore Shimon Peresin e kujtojnë si një person të paqes, mirëpo emri i tij më kujton krimet dhe gjakderdhjet. Unë kam qenë dëshmitar se si ai ka vrarë fëmijët në fshatin Kana. Isha dëshmitar se si refugjatët palestinezë ulërinin dhe kufomat digjeshin. Në këtë ngjarje që ka ndodhur në vitin 1996, civilët u sulmuan nga ushtarakët izraelitë. Kufomat e 106 viktimave u varrosën në kampet e OKB. Unë në atë kohë ishte pjesëtar i karvanit të OKB jashtë fshatit Kana. Por papritur predhat e Izraelit kaluan mbi kokat tona dhe goditën kampin e refugjatëve. Shimon Peres që në atë kohë ishte përgatitur për të marrë postin e kryeministrit, donte të shtonte kredibilitetin e tij politik dhe ushtarak me një sulm kundër Libanit. Ky ishte roli i Shimon Peres në vendosjen e paqes. Ai më vonë nuk fitoi zgjedhjet për kryeministër dhe nuk u kujtua më për Kanan. Mirëpo unë nuk e harroj kurrë këtë katastrofë. Kur arritëm në kamp, muret ishin gjakosur. Gjaku më ngjitej në këmbë sikur të ishte ngjitëse. Brenda në kamp, gjendeshin duar, këmbë, fëmijë pa kokë trupa njerëzish të copëtuar.” Jo më kot Shimon Peres njihet me nofkën “Kasapi i Kanas”. Vendet arabe kanë luftuar me Izraelin në vitet 1950, 1960 e deri në fund të viteve 1970. Në vitet 1990 arabët nënshkruan me Izraelin traktatin e paqes në Oslo, por ky traktat kurrë nuk u zbatuar nga Tel Avivi dhe regjimi i Izraeli ka vazhduar politikën e vrasjes së palestinezëve, dëbimit të tyre, shkatërrimit të banesave të palestinezëve, ndërtimin e kolonive hebreje dhe aneksimin e territoreve të Palestinës. Si rrjedhim, është e qartë se nuk ka ndryshuar karakteri i Izraelit dhe nuk janë reduktuar krimet e tij ndaj popullit palestinez, por janë liderët arabë ata që kanë ndryshuar dhe arsyeja kryesore e këtij ndryshimi është se krerët arabë mbijetesën e regjimeve të tyre e shohin të varur nga Amerika që është aleatja kryesore e regjimit të Izraelit.