Sulmohet një anije luftarake e EBA në jugperëndim të Jemenit
(last modified Sat, 01 Oct 2016 10:15:59 GMT )
Tetor 01, 2016 12:15 Europe/Tirane
  • Sulmohet një anije luftarake e EBA në jugperëndim të Jemenit

Faqja informative Al Masira e Jemenit duke cituar një burim ushtarak të Jemenit, njoftoi se forcat e ushtrisë dhe të rezistencës së Jemenit kanë sulmuar një anije luftarake të EBA në Detin e Kuq në brigjet e provincës Taiz në jugperëndim të Jemenit.

Kjo anije luftarake e EBA kryente funksione të ndryshme në kuadër të agresionit kundër Jemenit si transferimin e forcave dhe të pajisjeve ushtarake. Kjo anije luftarake e prodhimit amerikan gjithashtu përdorej edhe për zbulimin e minave dhe për drejtimin e operacioneve luftarake. Para kësaj, në vitin e kaluar gjithashtu njësiti raketor dhe artilerik i ushtrisë dhe i forcave të rezistencës popullore të Jemenit në përgjigje ndaj sulmeve kundër Jemenit të koalicionit arab të kryesuar nga Arabia Saudite, ka shkatërruar një anije luftarake të Emirateve të Bashkuara Arabe në ujërat e Bab Mandab. Emiratet e Bashkuara Arabe në kuadër të koalicionit saudit, po ndihmon luftën kundër Jemenit.