Forcat siriane përleshen me terroristët në periferi të Damaskut
Ushtria siriane ka filluar një operacion të ri kundër terroristëve në provincën Rif Damask.
Objektivi parësor i këtij operacioni është mbyllja e rrugëve të furnizimit të terroristëve takfiristë e në veçanti të Frontit Al Nusra. Mësohet se forcat siriane kanë marrë nën kontroll lartësitë Umul Abud në provincën Deirul Zur në lindje të Sirisë. Qyteti Deirul Zur që prej vitit 2014 është rrethuar nga terroristët dhe dërgimin e ndihmave humanitare në këtë qytet është i mundshëm vetëm me hedhjen e pakove me ndihma nga ajri. 13 civilë sirianë janë vrarë si pasojë e sulmeve me mortaja të terroristëve në qytetin Alepo ku po vazhdojnë luftimet e ashpra mes forcave të ushtrisë siriane dhe grupeve terroriste. Sipas agjencisë franceze AFP, forcat e ushtrisë siriane janë duke avancuar në rajonet lindore të Alepos ku janë përqendruar forcat terroriste të ISIS dhe Al Nusras, të cilët po përdorin civilët sirianë si mburojë humane për të ngadalësuar sulmin e forcave siriane. Ndërkohë, mësohet se në sulmet ajrore të forcave siriane në rajonet Hamah dhe Idlib janë vrarë dhjetëra terroristë dhe janë shkatërruar pajisjet e tyre ushtarake.