40 gazetarë palestinezë arrestohen brenda një muaji
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i29752-40_gazetarë_palestinezë_arrestohen_brenda_një_muaji
Regjimi sionist për të parandaluar përhapjen e lajmeve mbi krimet e tij, brenda një muaji ka arrestuar të paktën 40 gazetarë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 02, 2016 04:02 Europe/Tirane
  • 40 gazetarë palestinezë arrestohen brenda një muaji

Regjimi sionist për të parandaluar përhapjen e lajmeve mbi krimet e tij, brenda një muaji ka arrestuar të paktën 40 gazetarë.

Sipas një njoftimi të agjencisë palestineze të lajmeve, komiteti mbrojtës i gazetarëve në Palestinën e pushtuar ka thënë se armiku sionist në vazhdën e krimeve dhe provokimeve të tij kundër popullit palestinez dhe për të mbuluar krimet që kryen ndaj palestinezëve, ka arrestuar 40 gazetarë dhe aktivist mediash. Ky komitet vuri në dukje shtimin e krimeve të sionistëve kundër gazetarëve palestinezë dhe thotë se sionistët kërcënojnë gazetarët, qarqet mediatike dhe organet mediatike dhe për këtë nga organet juridike dhe mediatike kërkohet që të ushtrojnë presione mbi Izraelin që ky i fundit tu japë fund të tilla krimeve. Vlen të theksohet se që nga nisja e intifadës së Kodsit në tetor të vitit 2015 e deri më tani regjimi sionist ka arrestuar 79 gazetarë dhe ka rinovuar afatin e burgimit për 32 gazetarë të tjerë.