Arabia Saudite ndryshon dhe kalendarin
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i29818-arabia_saudite_ndryshon_dhe_kalendarin
Arabia Saudite kaloi sot në kalendarin Gregorian, pra atë perëndimor, si formë bazë për të paguar administratën e vendit e si pjesë e një plani masash shtrënguese për financat e Mbretërisë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Tetor 02, 2016 20:46 Europe/Tirane
  • Arabia Saudite ndryshon dhe kalendarin

Arabia Saudite kaloi sot në kalendarin Gregorian, pra atë perëndimor, si formë bazë për të paguar administratën e vendit e si pjesë e një plani masash shtrënguese për financat e Mbretërisë.

Arabia Saudite adoptoi kalendarin hënor islamik ditën e krijimit të mbretërisë në vitin 1932. Viti hënor është 11 ditë më i shkurtër nga viti gregorian. Vendimi u mor nga Qeveria saudite si pjesë e një pakete masash shtrënguese financiare. Qeveria ka hequr edhe shpërblimet ndaj administratës. Të hënën e kaluar, mbreti urdhëroi ulje me 20 për qind të pagës së ministrave, ndërkohë që si vendi i parë në botë për eksportin e naftës, është prekur edhe nga ulja e çmimit të arit të zi.