Siria: Moska është e sinqertë në luftën kundër terrorizmit
Një burim i Ministrisë së punëve të jashtme të Sirisë, deklaroi se operacionet e forcave ajrore ruse kundër grupeve terroriste në Siri, kanë vërtetuar sinqeritetin e Moskës në luftën kundër terrorizmit.
Kjo deklaratë u bë në përvjetorin e parë të nisjes së sulmeve ajrore të Rusisë në Siri. Duke cituar këtë burim të Ministrisë së jashtme siriane, sajti Russia Today raportoi se pjesëmarrja e forcave ajrore ruse në luftën kundër grupeve terroriste, bazohen në kërkesën e qeverisë së Damaskut dhe është në përputhje të plotë me kushtetutën e Sirisë dhe me ligjet ndërkombëtare. Në një kohë që i ashtuajturi koalicion ndërkombëtar i kryesuar nga SHBA nuk ka pasur asnjë sukses në luftën kundër grupeve terroriste në Siri, operacionet e forcave ajrore ruse kundër terroristëve kanë bërë që terroristët të humbasin shumë rajone të cilat më parë kontrolloheshin prej tyre.