Ushtria siriane çliron rajonin industrial në veri të Alepos
Ushtria dhe forcat popullore të Sirisë kanë marrë nën kontroll rajonin industrial Al Shakif në Alepo, duke e spastruar këtë rajon nga terroristët.
Burime ushtarake siriane njoftuan se forcat siriane kanë avancuar drejt veriut të qytetit Alepo dhe nën përkrahjen e forcave ajrore siriane dhe ruse, kanë çliruar edhe lagjen antike Al Kasr në vëeri të Alepos. Aktualisht janë duke u zhvilluar luftime të ashpra mes forcave siriane dhe terroristëve në veri të lagjes Al Halek në Alepo. Analistët janë të mendimit se objektivi tjetër i ushtrisë siriane është spastrimi nga prania e terroristëve në lagjet antike Al Pasha dhe Al Satur, në qendër të Alepos. Pas shkeljes së vazhdueshme të armëpushimit nga terroristët, ushtria siriane ka nisur një ofensivë të gjerë për çlirimin e qytetit më të madh të Sirisë dhe ka arritur suksese të mëdha gjatë ditëve të fundit.