Ndryshimi i kalendarit, mashtrim i sauditëve për uljen e rrogave
Arabia Saudite në kuadër të masave të kursimit ekonomik, ka zëvendësuar kalendarin Hënor ose Hixhri Kameri me atë Gregorian ose perëndimor.
Arabia Saudite në kuadër të masave të kursimit ekonomik, kalendarin Hixhri Kameri e zëvendësoi me kalendarin Gregorian perëndimor për pagimin e rrogave të punonjësve të sektorëve shtetëror. Riad ka filluar këtë ndryshim që nga 2 tetori dhe ky veprim do të rezultojë me reduktimin e rrogave të punonjësve të sektorëve shtetërorë për 11 ditë. Sistemi i kalendarit hixhri kameri i cili është zgjedhur që nga themelimi i regjimit Al Saud në vitin 1932, përbëhet nga muajt me 29 dhe 230 ditë sipas paraqitjes së hënës. Kalendari Hixhri Kameri ose Hënor ka 354 ditë dhe për 11 ditë është më i shkurt se sa kalendari Gregorian ose perëndimor. Me këtë veprim, sistemi i pagimit të rrogave të sektorit publik në Arabinë Saudite do të përputhet me sektorin privat dhe pjesën më të madhe të klientëve ndërkombëtar të energjisë së këtij vendi. Vendimi u mor nga qeveria saudite si pjesë e një pakete masash shtrënguese financiare. Qeveria ka hequr edhe shpërblimet ndaj administratës. Të hënën e kaluar, mbreti Selman bin Abdulaziz urdhëroi ulje me 20 përqind të pagës së ministrave, ndërkohë që si vendi i parë në botë për eksportin e naftës, Arabia Saudite është prekur shumë nga ulje e çmimit të arit të zi që nga viti 2014.