Vriten disa terroristë të tjerë në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i29893-vriten_disa_terroristë_të_tjerë_në_siri
Nga sulmet e ushtrisë siriane dhe forcave ruse kundër bastioneve të terroristëve në Siri me dhjetëra pjesëtarë të grupeve terroriste janë vrarë dhe plagosur.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 03, 2016 06:55 Europe/Tirane
  • Vriten disa terroristë të tjerë në Siri

Nga sulmet e ushtrisë siriane dhe forcave ruse kundër bastioneve të terroristëve në Siri me dhjetëra pjesëtarë të grupeve terroriste janë vrarë dhe plagosur.

Sipas një njoftimi të agjencisë Al Alam të lajmeve, avionët e Rusisë kanë bombarduar bazën Sefar në provincën Hamah duke vrarë 50 komandantë të terroristëve dhe shumë terroristë të tjerë. Ndërsa mediat siriane njoftuan vrasjen e tre terroristëve të grupit Ehrar Sham në provincën Dara dhe Alepo. Forcat e ushtrisë siriane dje kanë bombarduar me raketa disa automjete të terroristëve të grupit Ehrar Sham në perëndim të Alepos duke shkatërruar këto automjete. Ndërkohë ushtria siriane ka vendosur një ultimatum për largimin dhe dëbimin e terroristëve. Komanda e përgjithshme e ushtrisë siriane me anë të një deklarate u ka kërkuar terroristëve që të largohen nga qyteti Alepo dhe të lejojnë civilët të lëvizin lirshëm. Ushtria siriane në kuadër të operacioneve të saj kundër terroristëve ka rrethuar pjesën lindore të qytetit Alepo.