Zv/sekretari i përgjithshëm i OKB shkon në Jemen
Stefan O’Brein, zv/sekretari i përgjithshëm i OKB për çështjet humanitare ditën e dielë arriti për një vizitë në Jemen.
Vizitën në Jemen, O’Brein e nisi me Sanan kryeqytetin e Jemenit. Zv/sekretari i përgjithshëm i OKB viziton Jemenin për tu njohur nga afër me zhvillimet dhe gjendjen në këtë vend. Më pas ai do të shkojë në provincën Hadida. Vlen të theksohet se Arabia Saudite në koalicion me disa vende të tjera arabe të rajonit dhe me përkrahjen e Amerikës, që nga 26 marsi i vitit 2015 ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit për ta kthyer përsëri në pushtet presidentin jemenas të dorëhequr Mansur Hadi. Gjatë këtij agresioni ushtarak deri më tani, janë vrarë dhe plagosur me mijëra civilë jemenas mes tyre edhe gra, fëmijë dhe persona të moshuar.