Intifada e Internetit në mbështetje të Intifadës së Kodsit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i29908-intifada_e_internetit_në_mbështetje_të_intifadës_së_kodsit
Në ceremoninë e parë të përvjetorit të nisjes së Intifadës së Kodsit, të rinjtë palestinezë në rripin e gazës në hapësirën virtuale kanë nisur një lëvizje të quajtur Intifada e Internetit që ka për qëllim mbështetjen e Intifadës së Kodsit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 03, 2016 09:36 Europe/Tirane
  • Intifada e Internetit në mbështetje të Intifadës së Kodsit

Në ceremoninë e parë të përvjetorit të nisjes së Intifadës së Kodsit, të rinjtë palestinezë në rripin e gazës në hapësirën virtuale kanë nisur një lëvizje të quajtur Intifada e Internetit që ka për qëllim mbështetjen e Intifadës së Kodsit.

Të rinjtë palestinezë në Gaza kanë krijuar një grup me anë të të cilit në internet shpërndan mesazhe në mbështetje dhe në mbrojtje të intifadës së Kodsit, si dhe mesazhe ku publikohen krimet e regjimit sionist sidomos në rajonin BPLJ. Ndërkohë regjimi sionist ka mbyllur shumë faqe të aktivistëve palestinezë nëpër internet. Khaled Safi përgjegjës koordinativ për propagandën në internet i fushatës anti-sioniste, në një intervistë dhënë agjencisë IRNA të lajmeve ka thënë se të rinjtë e Gazës me anë të Intifadës së Internetit u janë bashkuar të rinjve që marrin pjesë në Intifadën e Kodsit. Operacionet sakrifikuese të të rinjve palestinezë kundër kolonëve sionistë dhe ushtarakëve sionistë duke përdor armë të ftohta, ishte pikënisja e intifadës së Kodsit.