Jemenasit sulmojnë qendrat ushtarake të Arabisë Saudite
(last modified Mon, 03 Oct 2016 19:05:14 GMT )
Tetor 03, 2016 21:05 Europe/Tirane
  • Jemenasit sulmojnë qendrat ushtarake të Arabisë Saudite

Bazat ushtarake të Arabisë Saudite kanë qenë objekt i sulmeve të artilerisë dhe të raketave të ushtrisë jemenase.

Siç njofton kanali televiziv jemenas Al Masira, ushtria dhe forcat popullore të Jemenit duke ju përgjigjur sulmeve ajrore të Arabisë Saudite kundër Jemenit, kanë sulmuar me raketa dhe artileri të rëndë 4 baza ushtarake saudite në provincat Xhizan dhe Naxhran në jug të Arabisë Saudite. Mësohet se në këto sulme janë vrarë disa mercenarë sauditë dhe janë shkaktuar dëme të shumta ushtarake. Në vazhdim të operacionit të tyre, forcat e ushtrisë së Jemenit kanë ndalur avancimin e mercenarëve sauditë në provincën Mareb në qendër të Jemenit. Në luftimet e zhvilluara në këtë provincë, janë vrarë 21 mercenarë sauditë dhe 31 të tjerë janë plagosur. Ndërkohë, mësohet se avionët luftarakë të Arabisë Saudite kanë bombarduar mbi 10 herë qytetin Bagem në provincën Sade në veriperëndim të Jemenit, si dhe zyrën e postës në qytetin Mejdi në provincën Haxhe në veriperëndim të Jemenit.

 

Tags