Arabia Saudite duhet të dënohet për shkak të krimeve në Jemen
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i30013-arabia_saudite_duhet_të_dënohet_për_shkak_të_krimeve_në_jemen
Ish-presidenti i Jemenit ka kërkuar gjykimin dhe dënimin e Arabisë Saudite për shkak të vrasjeve, krimeve dhe agresionit ushtarak kundër Jemenit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 04, 2016 05:44 Europe/Tirane
  • Arabia Saudite duhet të dënohet për shkak të krimeve në Jemen

Ish-presidenti i Jemenit ka kërkuar gjykimin dhe dënimin e Arabisë Saudite për shkak të vrasjeve, krimeve dhe agresionit ushtarak kundër Jemenit.

Agjencia IRNA e lajmeve njoftoi se Ali Abdollah Saleh, ish-presidenti i Jemenit, të hënën deklaroi se Arabia Saudite është armiku historik i popullit të Jemenit dhe shtoi se populli i Jemenit duhet të hakmerret ndaj atyre të cilët kanë sulmuar vendin e tij dhe kanë vrarë dhe masakruar qytetarët, grat dhe fëmijët jemenas. Ish-presidenti jemenas gjithashtu ka mirëpritur caktimin e Abdulaziz bin Habtur për formimin e qeverisë së shpëtimit kombëtar nga ana e Këshillit të Lartë Politik të Jemenit dhe theksoi: "Ky veprim njëkohësisht që ishte i domosdoshëm për ruajtjen e institucioneve kombëtare, do të ndihmojë në masë të madhe edhe procesin e negociatave dhe arritjen e rrugëzgjidhjes paqësore në këtë vend". Vlen të theksohet se Arabia Saudite në bashkëpunim me disa vende të tjera arabe të rajonit dhe me mbështetjen e Amerikës, që nga marsi i vitit 2015 ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit ku si pasojë janë vrarë dhe plagosur me mijëra civilë jemenas.