Amerika pezullon bashkëbisedimet me Rusinë për çështjen e Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i30019-amerika_pezullon_bashkëbisedimet_me_rusinë_për_çështjen_e_sirisë
Amerika ka pezulluar bisedimet me palën ruse për uljen e luftimeve dhe dhënien fund konfliktit në Siri.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Tetor 04, 2016 10:13 Europe/Tirane
  • Amerika pezullon bashkëbisedimet me Rusinë për çështjen e Sirisë

Amerika ka pezulluar bisedimet me palën ruse për uljen e luftimeve dhe dhënien fund konfliktit në Siri.

John Kirbi zëdhënës i DASH në një konferencë për shtyp akuzoi Moskën për mos zbatimin e angazhimeve të Rusisë në marrëveshjen për armëpushimin në Rusi dhe tha se për këtë arsye Amerika pezullon bisedimet me palën ruse për çështjen e Sirisë. Nga ana e saj Ministria e jashtme ruse ka thënë se i vjen keq për vendimin e Shteteve të Bashkuara për të pezulluar bisedimet, që kishin për qëllim dhënien fund dhunës në Siri, duke thënë se Uashingtoni po mundohet që t’ia mbartë përgjegjësinë për dështim Moskës. Ne nga vjen keq për vendimin e Uashingtonit, ka thënë zëdhënësja e ministrisë së jashtme, Maria Zakharova. Zakharova ka shtuar se Uashingtoni nuk ka përmbushur aspektet kyçe të marrëveshjes së armëpushimit të arritur me Moskën. Sipas saj, Rusia ditët e fundit ka ndërmarrë hapa për të mbështetur këtë marrëveshje. SHBA e ka akuzuar Rusinë se nuk i është përmbajtur marrëveshjes së armëpushimit dhe se ka intensifikuar sulmet në Siri.