Vazhdojnë veprimet ekstremiste të sionistëve
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i30073-vazhdojnë_veprimet_ekstremiste_të_sionistëve
Regjimi sionist në veprimet më të fundit ekstremiste, ka bërë të ditur ndërtimin e një sinagoge në qendrën historike të Bejtul Mokadesit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 04, 2016 12:21 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë veprimet ekstremiste të sionistëve

Regjimi sionist në veprimet më të fundit ekstremiste, ka bërë të ditur ndërtimin e një sinagoge në qendrën historike të Bejtul Mokadesit.

Sipas uebsajtit palestinez Alan, regjimi sionist ka filluar ndërtimin e sinagogës së quajtur "xhevahiri i Izraelit" në qendër të rrethit historik të Bejtul Mukadesit, në një distancë prej 200 metra me xhaminë Al Aksa. Kostoja e ndërtimit të kësaj sinagoge do të kushtojë 13 milionë dollarë, një pjesë e kësaj shume është ndarë nga kabineti i kryeministrit të regjimit sionist Benjamin Natanjahu, ndërsa pjesa tjetër është mbledhur me ndihmën e kapitalistëve izraelitë. Kjo sinagogë hebreje e cila po ndërtohet në rrënojat e monumentit islam, do të ndërtohet në gjashtë kate.