Vazhdojnë veprimet ekstremiste të sionistëve
Regjimi sionist në veprimet më të fundit ekstremiste, ka bërë të ditur ndërtimin e një sinagoge në qendrën historike të Bejtul Mokadesit.
Sipas uebsajtit palestinez Alan, regjimi sionist ka filluar ndërtimin e sinagogës së quajtur "xhevahiri i Izraelit" në qendër të rrethit historik të Bejtul Mukadesit, në një distancë prej 200 metra me xhaminë Al Aksa. Kostoja e ndërtimit të kësaj sinagoge do të kushtojë 13 milionë dollarë, një pjesë e kësaj shume është ndarë nga kabineti i kryeministrit të regjimit sionist Benjamin Natanjahu, ndërsa pjesa tjetër është mbledhur me ndihmën e kapitalistëve izraelitë. Kjo sinagogë hebreje e cila po ndërtohet në rrënojat e monumentit islam, do të ndërtohet në gjashtë kate.