Avancimet e ushtrisë siriane në qytetin Alepo
Ushtria siriane njoftoi avancimin e forcave të saj për në qendër të qytetit Alepo.
Për momentin forcat siriane kanë arritur të marrin kontrollin e disa godinave të larta në lagjen Sulejman Helebi në pjesën veriore të qytetit. Ndërkohë pjesa lindore e Alepos vazhdon të mbahet e kontrolluar nga terroristët e ISIS. Ndërkohë televizioni shtetëror i Sirisë njoftoi se nga sulmet e terroristëve në perëndim të qytetit Alepo janë vrarë 5 persona dhe plagosur 20 të tjerë. Një tjetër lajm nga Siria njofton se shpërthimi i një automjeti ushtarak të terroristëve në afërsi të një fshati në periferi të Suvejdasë në jug të Sirisë, është vrarë Maluh Aish koordinator i grupeve të armatosura në frontin jugor së bashku me disa anëtarë të grupit terrorist ISIS.
 
							 
						 
						