Amnesty International kërkon ndërprerjen e shitjes së armëve për Arabinë Saudite
Organizata Amnesty International nga Amerika dhe Anglia ka kërkuar të ndërpresin shitjen e armëve për Arabinë Saudite për shkak se këto armë përdoren në luftën kundër Jemenit.
Kjo organizatë ndërkombëtare përveç ndërprerjes së shitjes së armëve për Arabinë Saudite ka kërkuar nisjen e menjëhershme të hetimeve për sulmet e jashtëligjshme në Jemen dhe dënimin e autorëve përgjegjës për këto sulme. Filip Luter, drejtori i sektorit të lindjes së Mesme dhe Afrikës së veriut në Amnesty International ka thënë se është e turpshme që disa vende vazhdojnë të armatosin koalicionin saudit. Amnesty International më herët ka paralajmëruar se koalicioni arab i drejtuar nga Arabia Saudite përdor armë të ndaluara në qytete dhe zonat e banuara nga civilët në Jemen.