Amnesty International kërkon ndërprerjen e shitjes së armëve për Arabinë Saudite
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i30082-amnesty_international_kërkon_ndërprerjen_e_shitjes_së_armëve_për_arabinë_saudite
Organizata Amnesty International nga Amerika dhe Anglia ka kërkuar të ndërpresin shitjen e armëve për Arabinë Saudite për shkak se këto armë përdoren në luftën kundër Jemenit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 04, 2016 18:01 Europe/Tirane
  • Amnesty International kërkon ndërprerjen e shitjes së armëve për Arabinë Saudite

Organizata Amnesty International nga Amerika dhe Anglia ka kërkuar të ndërpresin shitjen e armëve për Arabinë Saudite për shkak se këto armë përdoren në luftën kundër Jemenit.

Kjo organizatë ndërkombëtare përveç ndërprerjes së shitjes së armëve për Arabinë Saudite ka kërkuar nisjen e menjëhershme të hetimeve për sulmet e jashtëligjshme në Jemen dhe dënimin e autorëve përgjegjës për këto sulme. Filip Luter, drejtori i sektorit të lindjes së Mesme dhe Afrikës së veriut në Amnesty International ka thënë se është e turpshme që disa vende vazhdojnë të armatosin koalicionin saudit. Amnesty International më herët ka paralajmëruar se koalicioni arab i drejtuar nga Arabia Saudite përdor armë të ndaluara në qytete dhe zonat e banuara nga civilët në Jemen.