Vazhdojnë krimet e sionistëve kundër palestinezëve
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i30085-vazhdojnë_krimet_e_sionistëve_kundër_palestinezëve
Në rrjedhën e përleshjeve mes të rinjve palestinezë dhe sionistëve pushtues në Ramallah, dy të rinj palestinezë janë plagosur me armë zjarri.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 04, 2016 18:01 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë krimet e sionistëve kundër palestinezëve

Në rrjedhën e përleshjeve mes të rinjve palestinezë dhe sionistëve pushtues në Ramallah, dy të rinj palestinezë janë plagosur me armë zjarri.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Kods e lajmeve sipas të cilës forcat sioniste sot kanë sulmuar fshatin Abu Shakhidam në veriperëndim të qytetit të pushtuar Ramallah dhe kjo shkaktoi përleshje me të rinjtë palestinezë. Gjithashtu sot disa kolonë sionistë kanë sulmuar zonën Selfit të rajonit BPLJ dhe kanë dëmtuar rrënjët e ullinjve të palestinezëve në këtë zonë. Sipas banorëve të kësaj zone sionistët kanë ndotur ujin vaditës me lëndë kimike duke shkaktuar uljen e prodhimit.