Delegacioni jemenas kërkon rrugëzgjidhje paqësore në negociata
Delegacioni negociator i Jemenit theksoi se çfarëdo lloj propozimi për ndërprerjen e luftimeve në Jemen, duhet të jetë i bazuar në rrugëzgjidhjen gjithëpërfshirëse dhe në dakordimin e palëve negociatore.
Kanali televiziv Al Masira njoftoi se delegacioni jemenas i cili aktualisht ndodhet në Maskat, kryeqytetin e Omanit, të martën deklaroi se çfarëdo lloj propozimi për ndërprerjen e luftimeve në Jemen, duhet të jetë i bazuar në rrugëzgjidhjen gjithëpërfshirëse, në heqjen e bllokadës, në dakordimin e palëve negociatore për institucionin e presidencës së re dhe për formimin e qeverisë së pajtimit kombëtar. Delegacioni jemenas dënoi vazhdimin e sulmeve të koalicionit agresor të kryesuar nga Arabia Saudite kundër Jemenit dhe deklaroi se palët pjesëmarrëse në këtë koalicion nuk kanë seriozitetin e duhur për arritjen e një rrugëzgjidhje paqësore dhe për t'u dhënë fund luftimeve dhe gjakderdhjeve në Jemen. Ndërkohë Muhamed Abdusalam, zëdhënësi zyrtar i Ansarullah, të martën gjithashtu ka deklaruar se pushtimi i zonave më të rëndësishme bregdetare të Jemenit nga grupet terroriste Al Kaida dhe ISIS, konsiderohet një kërcënim serioz për linjat ndërkombëtare të transportit detar.