Grupet terroriste tërhiqen përballë kushteve të deklaruara nga ushtria siriane
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i30142-grupet_terroriste_tërhiqen_përballë_kushteve_të_deklaruara_nga_ushtria_siriane
Grupet terroriste në rajonin Gadisa në jug të Sirisë, janë tërhequr nga bastionet e tyre menjëherë pasi ushtria ka dhënë ultimatum ndaj tyre.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 05, 2016 04:53 Europe/Tirane
  • Grupet terroriste tërhiqen përballë kushteve të deklaruara nga ushtria siriane

Grupet terroriste në rajonin Gadisa në jug të Sirisë, janë tërhequr nga bastionet e tyre menjëherë pasi ushtria ka dhënë ultimatum ndaj tyre.

Ushtria siriane me anë të në njoftimi të lëshuar ditën e enjte, ka dhënë ultimatum 48 orësh për terroristët në qytetin e rrethuar nga ushtria, Alepo. Me anë të këtij ultimatumi, ushtria siriane u ka dhënë afat 48 orë terroristëve që të lëshojnë armët dhe të largohen nga qyteti Alepo. Sipas një njoftimi të agjencisë Fars thuhet se ushtria siriane pas disa javë luftimesh në periferi të qytetit, më në fund kanë arritur të rrethojnë qytetin Alepo. Në deklaratën e ushtrisë siriane thuhet se është krijuar një korridor për largimin e terroristëve nga Alepo, por ky korridor mund të përdoret edhe nga civilët për largimin përkohësisht të tyre nga qyteti. Ndërkohë mësohet se numri i personave të armatosur që janë larguar nga periferia e kësaj province është 300-400 persona.