Vriten me dhjetëra terroristë në perëndim të Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i30163-vriten_me_dhjetëra_terroristë_në_perëndim_të_sirisë
Gjatë operacioneve të ushtrisë së Sirisë kundër pozicioneve të terroristëve në perëndim të këtij vendi, janë vrarë me dhjetëra terrorist.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 05, 2016 11:21 Europe/Tirane
  • Vriten me dhjetëra terroristë në perëndim të Sirisë

Gjatë operacioneve të ushtrisë së Sirisë kundër pozicioneve të terroristëve në perëndim të këtij vendi, janë vrarë me dhjetëra terrorist.

Agjencia zyrtare e lajmeve të Sirisë njoftoi se forcat ushtarake dhe forcat e rezistencës popullore të Sirisë të martën gjatë një operacioni kanë asgjësuar sulmin e grupeve terrorist në juglindje të qytetit Hamah dhe kanë vrarë me dhjetëra terrorist. Avionët luftarakë të ushtrisë së Sirisë gjithashtu kanë sulmuar tanket dhe automjetet e tjera luftarake të terroristëve në Edlib në veriperëndim të këtij vendi dhe gjatë këtij sulmi janë vrarë 40 terroristë dhe janë plagosur me dhjetëra të tjerë. Forcat siriane gjithashtu kanë sulmuar pozicionet e terroristëve në jug të Alepos. Njëkohësisht me këto zhvillime, forcat siriane kanë asgjësuar sulmet e terroristëve rajonin Khan Shejkh ku si pasojë janë vrarë dhe plagosur me dhjetëra terroristë. Gjatë sulmeve të ushtrisë siriane gjithashtu kundër pozicioneve të terroristëve në rrethinën e Damaskut, janë vrarë disa terroristë dhe luftimet mes forcave siriane dhe terroristëve po vazhdojnë akoma.