Regjimi sionist reagon ndaj kritikave të Amerikës rreth planit të Netanjahut
Regjimi sionist ka hedhur poshtë kritikat e Amerikës ndaj planit të regjimit sionist për ndërtimin e kolonive sioniste.
Agjencia Reuters e lajmeve njoftoi se regjimi sionist të mërkurën ka hedhur poshtë deklaratat e funksionarëve amerikanë në lidhje me planin e Beniamin Netanjahut, kryeministrit sionist dhe ka deklaruar se plani për ndërtimin e kolonive sioniste në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan, nuk është një plan i ri. Ministria e jashtme e regjimit sionist me anë të një deklarate, tha se 98 njësi banimi sipas planit të miratuar, do të ndërtohen në koloninë aktuale Xhilu në mes Betlehemit dhe Kodsit lindor dhe nuk do të ndryshohen kufijtë e komunave ose shenjat gjeografike. Regjimi sionist synon të zgjerojë koloninë sionist Xhilu deri në jug të Kodsit Lindor. Në realitet këto njësi banimi janë pjesë e një plani të madh i cili është miratuar tre vite më parë dhe në bazë të tij pritet të ndërtohen edhe 1200 njësi banimi në territoret e pushtuara palestineze. Departamenti Amerikan i Shtetit të mërkurën dënoi vendimin e regjimit sionist për zbatimin e planit për ndërtimin e 300 njësive banimi të reja në Bregun Perëndimor të Limit Jordan dhe deklaroi se ky plan do të dëmtojë seriozisht perspektivën e zgjidhjes për formimin e dy shteteve palestineze dhe izraelite. Qëllimi i regjimit sionist nga ndërtimi i kolonive sioniste është ndryshimi i strukturës së popullsisë në pjesë të ndryshme të territoreve të pushtuara të Palestinës.