Ushtria siriane vazhdon avancimin në qytetin Alepo kundër terroristëve
Forcat e ushtrisë siriane kanë vazhduar avancimin e tyre në qytetin Alepo kundër terroristëve dhe kanë çliruar disa zona të këtij qyteti.
Agjencia IRNA e lajmeve njoftoi se ushtria dhe forcat e armatosura siriane në vazhdim të avancimit në lagjet lindore të qytetit Alepo kanë spastruar nga terroristët Universitetin e Edukatës Fizike, konviktin dhe shkollën "Shkencëtarët e Vegjël". Gjatë këtyre operacioneve janë vrarë dhe plagosur me dhjetëra terroristë të armatosur. Ushtria e Sirisë të mërkurën gjithashtu në rajonin Shakif të Alepo ka çliruar disa zona industriale.. Komanda e përgjithshme e ushtrisë së Sirisë të mërkurën në mbrëmje me anë të një deklarate u ka dhënë edhe një rast tjetër terroristëve që të largohen me familjet e tyre nga lagjet lindore të Alepos dhe ka deklaruar se të mos presin ndihmë nga askush.. Grupet terroriste në lagjet lindore të qytetit Alepo janë vendosur nën rrethimin e plotë të ushtrisë siriane, prandaj nuk po lejojnë civilët që të largohen nga kjo zonë. Burimet informative të enjten kanë njoftuar për shpërthimin e dy autobombave në zonën kufitare mes Sirisë dhe Turqisë ku si pasojë janë vrarë dhe plagosur disa persona. Ndërkohë numri i viktimave të sulmeve të avionëve luftarak të koalicionit të ashtuquajtur kundër ISIS me në krye Amerikën në një fshat afër Alepos, ka shkuar në 60 persona.