ISIS sulmon rajonet naftore në Mosul
Grupi terrorist ISIS ka sulmuar me raketa që transportojnë gaz toksik klor rajonin naftor Al Kijare në jug të Mosulit.
Kanali televiziv Al Garir në Irak ka njoftuar se këto raketa janë lëshuar të enjten nga rajoni Al Haru në perëndim të Kijares dhe kanë rënë në rajonin ku ishin të vendosura forcat e sigurisë irakiane. Nga ana tjetër, kryeministri irakian në takimin e zhvilluar sot me anëtarët e këshillit të lartë koordinues të provincave të Irakut, deklaroi se çlirimi i qytetit Mosul është shumë afër dhe shtoi se qëllimi kryesor i Irakut në këtë luftë, është shpëtimi nga terrorizmi i ISIS. Heidar Ebadi theksoi se shpërthimet e fundit terroriste në Bagdad janë një përpjekje e dështuar e terroristëve të ISIS për të ushtruar presione ndaj qeverisë dhe popullit irakian pas disfatave të shumta të pësuara kohëve të fundit.