Ish-kryeministri i regjimit sionist pohon mashtrimet e Netanjahut
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i30364-ish_kryeministri_i_regjimit_sionist_pohon_mashtrimet_e_netanjahut
Ish-kryeministri i regjimit sionist ka pohuar politikat mashtruese të Beniamin Netanjahut, kryeministrit aktual të regjimit sionist.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 07, 2016 04:46 Europe/Tirane
  • Ish-kryeministri i regjimit sionist pohon mashtrimet e Netanjahut

Ish-kryeministri i regjimit sionist ka pohuar politikat mashtruese të Beniamin Netanjahut, kryeministrit aktual të regjimit sionist.

Agjencia Kodsuna e lajmeve njoftoi se Ehud Barak, ish-kryeministri i regjimit sionist, të enjten në një intervistë me radion e ushtrisë izraelit, ka akuzuar Netanjahun për mashtrimin e opinionit publik me përpjekje për realizimin e planit për formimin e dy shteteve duke pohuar se krizat aktuale në shoqërinë izraelite janë rezultat i politikave të palogjikshme të Beniamin Netanjahut. Ish-kryeministri i regjimit sionist kushtet e turpshme të Tel Avivit i konsideroi shkak të largimit të funksionarëve të lartë amerikanë nga udhëtimet drejt territoreve të pushtuara palestineze dhe shtoi se Beniamin Netanjahu për tu afruar me Amerikën, po bënë përpjekje ta zgjerojë koalicionin e tij me Isaac Herzog, liderin e partisë opozitare në parlamentin izraelit. Vlen të theksohet se ky funksionar i regjimit sionist edhe muajin e kaluar në një artikull të tij të publikuar në gazetën amerikane "Washington Post", vuri në dukje rëndësinë e marrëveshjes së re të sigurisë mes Amerikës dhe regjimit sionist e cila përfshinë një shumë 38 miliardë dollarë për garantimin e sigurisë së regjimit sionist dhe deklaroi: "Politikat e ngutshme të Beniamin Netanjahut janë bërë shkak për zvogëlimin e kësaj ndihme ushtarake të Amerikës për regjimin sionist".