Vriten disa oficerë të ushtrisë saudite në Jemen
Nga sulmet me topa të forcave të ushtrisë së Jemenit kundër bazave të Arabisë saudite në provincën Maareb, janë vrarë disa oficerë të agresorit saudit mes tyre Abdul’Rab Shedadi një prej komandantëve të mercenarëve sauditë në Jemen.
Ushtria dhe forcat popullore të Jemenit në përgjigje të sulmeve të regjimit Al Saud, kanë marrë nën kontroll një postbllok ushtarak nga forcat saudite dhe mercenarët e tyre. Sipas këtij raporti, janë zhvilluar luftime të ashpra në rajonin kufitar Haradh midis Arabisë Saudite dhe Jemenit dhe regjimi AL Saud kanë garantuar këtë rajon. Forcat e ushtrisë së Jemenit kanë sulmuar me raketa depot e forcave mercenare saudite në provincën Maareb dhe u kanë shkaktuar humbje të mëdha forcave mercenare të Arabisë Saudite. Ushtria e Jemenit sot në mëngjes ka hedhur një raketë në bazën Shehat të forcave mercenare saudite në provincën Mareb të Jemenit e cila ka shkaktuar zjarr të madh në depot e armatimit të kësaj baze. Forcat e Ansarullah dhe ushtrisë së Jemenit edhe dje në mbrëmje kanë sulmuar me raketa një qendër të forcave mercenare saudite në bazën ushtarak Tedavin në provincën Meareb në qendër të Jemenit. Burimet jemenase të informimit gjithashtu kanë njoftuar për përleshje të ashpra mes forcave përkrahëse të Mansur Hadit, ish-presidenti i Jemenit dhe forcave të ushtrisë së Jemenit dhe gjatë këtyre përleshjeve janë vrarë 25 pjesëtarë të forcave mercenare saudite dhe janë plagosur me dhjetëra të tjerë.