Arrestohen 120 punonjës të policisë në Stamboll të Turqisë
Të paktën 120 punonjës të policisë së Stambollit në Turqi janë arrestuar me akuzë të lidhjes me lëvizjen Hizmet të Fet'hullah Gylen.
Burimet informative të Turqisë kanë njoftuar se këta persona janë arrestuar me urdhër të prokurorisë së përgjithshme të Stambollit në kuadër të hetimeve rreth grusht shtetit ushtarak të 15 korrikut në Turqi. Sipas burimeve turke, 103 persona prej të arrestuarve janë oficerë të lartë të policisë së Stambollit. Ozxhan Bolduk, ish-shefi i drejtorisë kundër trafikimit të lëndëve narkotike të policisë së Stambollit, është arratisur në Greqi pasi prokuroria kishte dhënë urdhrin për arrestimin e tij. Qeveria e Ankarasë po akuzojnë Fet'hullah Gylen dhe përkrahësit e tij për ushtrimin e ndikimit në strukturat shtetërore dhe për formimin e qeverisë paralele dhe në fund për programimin e grusht shtetit ushtarak të 15 korrikut.