Përpjekjet e Amerikës për të ndërprerë avancimin e ushtrisë së Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i30487-përpjekjet_e_amerikës_për_të_ndërprerë_avancimin_e_ushtrisë_së_sirisë
Një deputet i Parlamentit të Sirisë deklaroi se Amerika po bënë përpjekje për të ndalë avancimin e ushtrisë siriane në luftën kundër terrorizmit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 08, 2016 12:34 Europe/Tirane
  • Përpjekjet e Amerikës për të ndërprerë avancimin e ushtrisë së Sirisë

Një deputet i Parlamentit të Sirisë deklaroi se Amerika po bënë përpjekje për të ndalë avancimin e ushtrisë siriane në luftën kundër terrorizmit.

Xhamal Rabi'a, deputet i Parlamentit të Sirisë, në një intervistë me agjencinë Fars të lajmeve, deklaroi se deklaratat e Xhon Kerrit, shefit të DASH, në lidhje me përpjekjet e përbashkëta të Uashingtonit dhe Moskës për të ringjallur armëpushimin dhe për të rifilluar negociatat për paqe, është një komplot i ri i Amerikës për të blerë kohë dhe për të ndalë avancimin e ushtrisë siriane në luftën kundër terroristëve. Xhon Kerri po flet për ringjalljen e armëpushimit në Siri në kohën kur pikërisht këta terrorist që po mbështetën nga Amerika, kanë shkelur armëpushimin. Amerika gjithmonë me gënjeshtra politike dhe me marrjen e qëndrimeve kontradiktore, ka mbështetur terroristët dhe me veprimet e saj, synon të pajisë me armatim forcat mercenare të saj në Siri.