Arabia Saudite përkrah ISIS-in dhe Al Kaidën në Jemen
Këshilli Kombëtar i Jemenit akuzoi Arabinë Saudite se po i përkrah grupet terroriste ISIS dhe Al Kaida në Jemen.
Këshilli Kombëtar i Jemenit në takimin me përfaqësuesin special të OKB për Jemenin, deklaroi se regjimi Al Saud për të marrë nën kontroll rajone më të gjera në provincat jugore dhe lindore të Jemenit po përkrah forcat e ISIS dhe Al Kaidës në këto rajone.Nga ana tjetër, mësohet se në një sulm ajror të koalicionit agresor të drejtuar nga sauditët në kryeqytetin e Jemenit, Sanaa, janë vrarë 82 persona dhe janë plagosur më shumë se 500 të tjerë. Sipas qeverisë së Jemenit ngjarja e rëndë ndodhi gjatë një ceremonie mortore. Kryqi i kuq ndërkombëtar deklaroi se ka përgatitur 300 thasë të zinj të përdorur për trupat e pajetë. Qindra pjesë trupash të copëtuar janë gjetur brenda hollit të ndërtesës së goditur nga ajri. Dëshmitarët okularë flasin për skena tmerri dhe një zonë të mbytur në gjak. Që prej fillimit të agresionit të Arabisë Saudite kundër Jemenit në Mars 2015, mbi 10 mijë civilë jemenas, shumica gra dhe fëmijë kanë humbur jetën dhe mijëra të tjerë janë plagosur.