Në ditët e ardhshme fillon operacioni për çlirimin e Mosulit
Zëdhënësi i i Këshillit të lartë të lëvizjes Hashad Al Shaabi, duke theksuar se forcat popullore irakiane do të marrin pjesë në operacionin për çlirimin e Mosulit, shtoi se ky operacion do të fillojë në ditët e ardhshme.
Ahmed Al Asadi, në një intervistë me kanaslin Somaria Neës, tha se kryeministri irakian si komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura, deklaroi në parlament se Hashad Al Shaabi është pjesë e rëndësishme e forcave që do të marrin pjesë në çlirimin e Mosulit. Ai në vazhdim shtoi: “Ne kundërshtojmë pjesëmarrjen e çdo force të huaj në këtë operacion, sepse ne kemi forcat tona qe janë të afta për çlirimin e të gjitha rajoneve të Irakut nga pushtimi i terroristëve të ISIS”. Al Asadi dënoi praninë e forcave ushtarake turke në territorin e Irakut dhe theksoi se kjo prani është në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare.