Kërkesa e HRW drejtuar Bahrejnit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i30673-kërkesa_e_hrw_drejtuar_bahrejnit
Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut Human Rights Watch, ka kërkuar lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të Nabil Rexhep kreu i lëvizjes për të drejtat e njeriut në Bahrejn.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 10, 2016 04:48 Europe/Tirane
  • Kërkesa e HRW drejtuar Bahrejnit

Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut Human Rights Watch, ka kërkuar lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të Nabil Rexhep kreu i lëvizjes për të drejtat e njeriut në Bahrejn.

Organizata HRW me anë të një deklarate nga autoritet e Bahrejnit ka kërkuar që të lirojnë sa më shpejt kreun e qendrës së të drejtave të njeriut në Bahrejn dhe tu japë fund presioneve që shteti i Bahrejnit ushtron ndaj banorëve dhe aktivistëve mbrojtës të të drejtave të njeriut. Organizata në fjalë ka dënuar arrestimin ofendues që i është bërë Nabil Rexhepit.  Megjithatë regjimi Al Khalifa i Bahrejnit, nuk u kushton vëmendje paralajmërimeve ndërkombëtare dhe vazhdon shtypjen, arrestimin dhe dënimin e opozitarëve dhe kundërshtarëve të tij politik dhe ka zbatuar vendime si heqja e shtetësisë për aktivistë politikë si sheik Isa Kasem lideri i shiitëve të Bahrejnit. Aktet shtypëse në Bahrejn vazhdojnë në kohën kur në peticionin botëror të të drejtave të njeriut të gjithë njerëzit kanë të drejtë të kenë shtetësi dhe askush nuk ka të drejtë t’i heqë atij këtë të drejtë. Pushteti në Bahrejn është përqendruar vetëm në duart e regjimit Al Khalifa dhe funksionarët e të gjithë aparateve dhe organeve drejtohen nga njerëz të afërt me mbretin e Bahrejnit.