Izraeli ndalon vizitën e delegacionit të GJND në Gaza
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i30679-izraeli_ndalon_vizitën_e_delegacionit_të_gjnd_në_gaza
Një delegacion i zyrës së GJND më 8 tetor ka arritur në Palestinën e Pushtuar të vitit 1948. Ky delegacion do të kryejë vizita në rajonin BPLJ dhe në Gaza, por për shkak të pengesave të Izraelit,
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 10, 2016 04:48 Europe/Tirane
  • Izraeli ndalon vizitën e delegacionit të GJND në Gaza

Një delegacion i zyrës së GJND më 8 tetor ka arritur në Palestinën e Pushtuar të vitit 1948. Ky delegacion do të kryejë vizita në rajonin BPLJ dhe në Gaza, por për shkak të pengesave të Izraelit,

delegacioni i GJND nuk do të vizitojë Gazën. Palestina është anëtarësuar në GJND vitin e kaluar dhe kjo i ka dhënë mundësi Palestinës që të ngre padi kundër regjimit sionist pranë kësaj gjykate. Vizita e delegacionit të GJND në Izrael kryhet me kërkesë të qeverisë së Palestinës për të analizuar krimet e regjimit sionist gjatë agresionit 50 ditor të vitit 2014 kundër Gazës. Në luftën e vitit 2014 të regjimit sionist kundër Gazës ky regjim ka martirizuar më shumë se 2 mijë palestinezë ku shumica e të cilëve sipas raporteve të OKB ishin civilë. Mirëpo duke qenë se regjimi sionist ka penguar delegacionin e GJND që të vizitojë Gazën, atëherë eliminohet mundësia që kjo gjykatë të analizojë pjesën më të madhe të krimeve të regjimit sionist kundër palestinezëve dhe si rezultat vizita e delegacionit të GJND nuk do të jetë i dobishëm. Në këto kushte lëvizja e rezistencës islamike palestineze Hamas me anë të një deklarate ka dënuar ndërhyrjen e regjimit sionist në punën e delegacionit të GJND dhe ka thënë se vizita e këtij delegacioni nuk ka asnjë vlerë. Nga pikëpamja e lëvizjes Hamas, GJND nuk është në gjendje që të garantojë të drejtat e popullit palestinez dhe të nxjerrë para gjyqit kriminelët izraelitë. Njëkohësisht me vizitën e delegacionit të GJND në Izrael, një palestinez i rezistencës ka sulmuar një grup ushtarakësh sionistë duke lënë të plagosur 8 prej tyre. Regjimi sionist operacionet rezistente të palestinezëve, mundohet t’i përdorë si dokument kundër palestinezëve pranë delegacionit të GJND, mirëpo lëvizja Hamas në deklaratën e saj theksoi se operacioni rezistent në Kods dëshmon për faktin se Intifada vazhdon fuqishëm rrjedhën e saj. Nga nisja e intifadës së fundit të palestinezëve kundër regjimit sionist ka kaluar mbi 1 vit. Intifada e Kodsit e palestinezëve kundër regjimit sionist ka nisur në tetor të vitit 2015, menjëherë pas sulmeve të ndryshme të sionistëve ndaj xhamisë Al Aksa. Përgjatë 1 viti të kësaj intifade, regjimi sionist ka martirizuar më shumë se 250 palestinezë dhe ka plagosur më mijëra të tjerë. Me gjithë këto krime asnjë prej organizatave ndërkombëtare dhe sidomos KS i OKB dhe GJND nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim për të dënuar autoritetet e regjimit sionist. Për momentin, Palestina ka ngritur padi kundër regjimit sionist në GJND mirëpo nuk ka shpresa që kjo gjykatë të vendosë drejtësinë. Vizita e delegacionit të GJND dhe moslejimi i këtij delegacioni që të vizitojë Gazën nga ana e Izraelit, vërteton bindjen e palestinezëve për mungesën e drejtësisë në nivel ndërkombëtar.