Arabia saudite kundërshton krijimin e një komiteti hetimor ndërkombëtar
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i30682-arabia_saudite_kundërshton_krijimin_e_një_komiteti_hetimor_ndërkombëtar
Arabia Saudite ka kundërshtuar krijimin e një komiteti hetimor ndërkombëtar.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 10, 2016 04:53 Europe/Tirane
  • Arabia saudite kundërshton krijimin e një komiteti hetimor ndërkombëtar

Arabia Saudite ka kundërshtuar krijimin e një komiteti hetimor ndërkombëtar.

Sipas një njoftimi të kanalit Mejadin, koalicioni arab i kryesuar nga Arabia saudite në luftën kundër Jemenit ka kundërshtuar krijimin e një komiteti hetimor ndërkombëtar për hetimin e sulmit kundër civilëve në ceremoninë mortore në Sana kryeqytetin  Jemenit. Regjimi Al Saud thotë se me krijimin e një komiteti të posaçëm ku do të jetë i angazhuar edhe Amerika nuk është e nevojshme të ngrihet një komitet hetimor ndërkombëtar. Pas kritikave ndërkombëtare, regjimi Al Saud ka thënë se ka nisur hetimet mbi rastin në Sana duke bashkëpunuar me disa ekspertë amerikanë. Vlen të theksohet se nga sulmi i avionëve sauditë kundër civilëve pjesëmarrës në një ceremoni mortore në Sana mbi 700 veta kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë janë plagosur.