Ushtria jemenase reagon ndaj pretendimit për sulm ndaj destrojerit amerikan
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i30748-ushtria_jemenase_reagon_ndaj_pretendimit_për_sulm_ndaj_destrojerit_amerikan
Ushtria e Jemenit hodhi poshtë pretendimet se ka sulmuar një destrojer amerikan në brigjet e Jemenit.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Tetor 10, 2016 20:35 Europe/Tirane
  • Ushtria jemenase reagon ndaj pretendimit për sulm ndaj destrojerit amerikan

Ushtria e Jemenit hodhi poshtë pretendimet se ka sulmuar një destrojer amerikan në brigjet e Jemenit.

Një burim i ushtrisë së Jemenit deklaroi se forcat detare të ushtrisë së Jemenit nuk kanë qenë të implikuar në sulmin kundër destrojerit amerikan në brigjet e rajonit Hadida në perëndim të Jemenit. Komanda operative e forcave detare të ushtrisë së SHBA, pretendoi sot se dy raketa janë lëshuar drejt një destrojeri amerikan nga rajonet e kontrolluara nga ushtria jemenase dhe këto raketa kanë rënë shumë pranë luftanijes amerikane. Ky pretendim bëhet disa ditë pasi ushtria e Jemenit shkatërroi një luftanije agresore amerikane, që ishte marrë me qira nga EBA.