Sarkazma e kryeministrit të Irakut ndaj presidentit të Turqisë
(last modified Wed, 12 Oct 2016 05:53:56 GMT )
Tetor 12, 2016 07:53 Europe/Tirane
  • Sarkazma e kryeministrit të Irakut ndaj presidentit të Turqisë

Kryeministri i Irakut përsëri ka reaguar ndaj politikave ndërhyrëse të presidentit të Turqisë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Hejdar Ebadi, kryeministri i Irakut, të martën i është përgjigjur deklaratave të presidentit turk Rexhep Taip Erdogan dhe deklaroi: "Populli i Irakut do ta çlirojnë territorin e vendit të tij me vullnet dhe jo sikur Erdogani duke përdorur programin komunikues Skype". Kjo deklaratë e kryeministrit të Irakut konsiderohet një sarkazëm ndaj veprimit të Erdoganit në natën e grusht shtetit të korrikut i cili nga një vend i panjohur komunikoi nëpërmjet programit Skype me qytetarët e Turqisë. Para kësaj, Sa'd Al-Hadithi, zëdhënësi i qeverisë së Irakut, të martën në reagim ndaj deklaratave të pamatura të presidentit turk kundër Irakut, deklaroi se Bagdadi ka arritur në këtë përfundim se bisedimet e Ankaranë nuk kanë kurrfarë dobie dhe nuk zgjidhin problemin e krijuar. Vlen të theksohet se Rexhep Taip Erdogan, presidenti i Turqisë, të martën ka reaguar ndaj paralajmërimit të Hejdar Ebadi, kryeministrit të Irakut, në lidhje me pasojat e pranisë së forcave ushtarake të Turqisë në Mosul dhe deklaroi se forcat turke në bazën ushtarake Ba'shika në Mosul nuk do të marrin urdhra nga qeveria e Irakut.

Tags