Grupi terrorist Fronti Nusra kundërshton planin e De Misturas
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i31132-grupi_terrorist_fronti_nusra_kundërshton_planin_e_de_misturas
Grupi terrorist Fronti Nusra ka refuzuar propozimin e të dërguarit special të OKB për çështjet e Sirisë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Tetor 14, 2016 08:04 Europe/Tirane
  • Grupi terrorist Fronti Nusra kundërshton planin e De Misturas

Grupi terrorist Fronti Nusra ka refuzuar propozimin e të dërguarit special të OKB për çështjet e Sirisë.

Faqja informative Al-Nashra njoftoi se OKB ka deklaruar se propozimi i Stefan De Misturas, i dërguari special i OKB për çështjet e Sirisë, që ka bërë për grupin terrorist Fronti Nusra për largimin e terroristëve të këtij grupi nga Alepo në Edlib, është refuzuar nga ky grup terrorist. De Mistura i ka propozuar terroristëve të Frontit Nusra që sëbashku me armët dhe pajisjet e tyre luftarake të largohen nga pjesa lindore e Alepos dhe të shkojnë në çdo vend tjetër që të dëshirojnë. Edhe Rusia ishte pajtuar me planin e De Misturas për largimin e terroristëve të Frontit Nusra nga pjesa lindore e Alepos. Vlen të theksohet se ushtria e Sirisë pas shkeljes së armëpushimit nga Amerika dhe grupet terroriste, ka filluar operacionet e gjera të saj për çlirimin e plotë të qytetit Alepo nga pushtimi i terroristëve.