Kajro nuk do të hesht përballë sulmeve mediatike të Arabisë Saudite
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i31135
Ish-zv/ministri i punëve të jashtme të Egjiptit deklaroi se vendi i tij nuk do të heshtë përballë sulmeve mediatike të Arabisë Saudite dhe shpresoi që "mendjet saudite" do të ndalojnë sulmet e tyre mediatike kundër Egjiptit.
(last modified 2024-12-07T13:52:14+00:00 )
Tetor 14, 2016 08:11 Europe/Tirane
  • Kajro nuk do të hesht përballë sulmeve mediatike të Arabisë Saudite

Ish-zv/ministri i punëve të jashtme të Egjiptit deklaroi se vendi i tij nuk do të heshtë përballë sulmeve mediatike të Arabisë Saudite dhe shpresoi që "mendjet saudite" do të ndalojnë sulmet e tyre mediatike kundër Egjiptit.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Husein Haridi të enjten në një intervistë me kanalin televiziv "Zëri i Vendit", deklaroi se këto sulme mediatike nuk janë në favor të Arabisë Saudite, për arsye se Egjipti është i vetmi vend që mund t'i shpëtojë sauditët nga vorbulla e Jemenit dhe Sirisë. Haridi shtoi se disa shkrimtarë sauditë janë pjesë e Vëllazërisë Myslimane të cilët po drejtojnë sulmet mediatike kundër Egjiptit, prandaj ne Kajro shpreson se "mendjet saudite" do të ndalojnë këto sulme, për arsye se egjiptianët nuk do të heshtin më tepër se kaq. Ai në fund paralajmëroi se nëse do të vazhdojnë sulmet mediatike të sauditëve kundër Egjiptit, populli egjiptian do t'i përgjigjet atyre me të gjithë forcën.