Avionët sauditë sulmojnë Jemenin
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i31147-avionët_sauditë_sulmojnë_jemenin
Gjatë bombardimeve të avionëve luftarakë në rajone të ndryshme të Jemenit, janë vrarë disa civilë jemenas.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 14, 2016 07:57 Europe/Tirane
  • Avionët sauditë sulmojnë Jemenin

Gjatë bombardimeve të avionëve luftarakë në rajone të ndryshme të Jemenit, janë vrarë disa civilë jemenas.

Kanali televiziv Al Alam njoftoi se gjatë sulmit të ditës së enjte të avionëve të Arabisë Saudite në rajonin Harf Sufjan në provincën Imran të Jemenit, janë vrarë tre fëmijë jemenas. Avionët luftarakë të regjimit Al Saud gjithashtu kanë bombarduar një vendbanim civil edhe në provincën Eb të Jemenit ku kanë vrarë një prej person dhe kanë plagosur tre civilë të tjerë jemenas. Nga ana tjetër ushtria dhe komitetet e rezistencës popullore të Jemenit kanë rrëzuar një avionë spiunazhi të Arabisë Saudite në provincën Xhizran në jug të Arabisë Saudite. Ushtria dhe forcat e rezistencës popullore të Jemenit gjithashtu kanë sulmuar pozicionet e forcave mercenare saudite në provincën Taiz në jug të Jemenit dhe kanë vrarë dhe plagosur disa mercenarë sauditë.