OKB paralajmëron sionistët rreth Gazës
Koordinatori i OKB në procesin e paqes në Lindjen e Mesme ka paralajmëruar regjimin sionist për pasojat njerëzore për shkak të vazhdimit të bllokadës kundër Rripit të Gazës.
Qendra informative e Palestinës njoftoi se Nikollas Mladinov, koordinatori i OKB në procesin e paqes në Lindjen e Mesme të enjten në një konferencë për shtyp të zhvilluar në qytetin Gaza, ka kritikuar ashpër regjimin sionist për shkak të presionit që po ushtron mbi palestinezët nëpërmjet bllokadës së hekurt kundër Rripit të Gazës dhe deklaroi se misioni i OKB është të vazhdojë përpjekjet në sferën njerëzore dhe të dërgimit të ndihmave humanitare për Rripin e Gazës. Mladinov shtoi se kjo Organizatë ka mision gjithashtu të bëjë përpjekje edhe për unitetin e palestinezëve për të realizuar idealet e tyre për formimin e vendit të tyre në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan dhe në Rripin e Gazës. Koordinatori i OKB në procesin e paqes në Lindjen e Mesme në vazhdim vuri në dukje pasojat e bllokadës së hekurt kundër Rripit të Gazës në jetën palestinezëve dhe ka shprehur shqetësime serioze për gjendjen e të sëmurëve palestinez në këtë rajon të cilët nuk kanë qasje në barna. Ai theksoi gjithashtu hapjen e korridorit Rafah për palestinezët që të sigurojnë nevojat e tyre.