Rusia do të ndërhyjë për zgjidhjen e krizës në Jemen
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i31180-rusia_do_të_ndërhyjë_për_zgjidhjen_e_krizës_në_jemen
Ish presidenti i Jemenit kërkoi që Rusia të ndërhyjë në Jemen, për të ndalur agresionet e Arabisë Saudite ndaj këtij vendi.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 14, 2016 16:47 Europe/Tirane
  • Rusia do të ndërhyjë për zgjidhjen e krizës në Jemen

Ish presidenti i Jemenit kërkoi që Rusia të ndërhyjë në Jemen, për të ndalur agresionet e Arabisë Saudite ndaj këtij vendi.

Ali Abdullah Saleh, ish president i Jemenit, në takimin e zhvilluar me të ngarkuarin me punë të Rusisë në Sana, kërkoi që Rusia të ndërhyjë për të ndalur agresionet e Arabisë Saudite dhe të SHBA kundër Jemenit. Ai tha se Rusia është një vend i madh që duhet të përpiqet për vendosjen e paqes në Jemen dhe për miratimin e një rezolute në KS të OKB, që ti jap fund bllokadës detare, tokësore dhe ajrore kundër Jemenit. Ish presidenti jemenas vlerësoi qëndrimet e Sejed Hasan Nadrullah, sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut të Libanit ndaj krizës në Jemen dhe theksoi se qëndrimet e Nasrullah reflektojnë qëndrimet e të gjithë myslimanëve dhe këto qëndrimet të sinqerta e vëllazërore të Sejed Hasan Nasrullah, dëshmojnë për origjinën reale arabe të tij dhe për prirjet e sinqerta islame.