Reduktohen marrëdhëniet diplomatike mes Arabisë Saudite dhe Irakut
Tetor 14, 2016 19:13 Europe/Tirane
Pasi qeveria irakiane dëboi ambasadorin saudit në Irak, Samer Al Sobhan, Riadi e uli nivelin e marrëdhënieve diplomatike me Bagdadin.
Arabia Saudite ka emëruar Abdulaziz AL Shamri si të ngarkuar me punë në ambasadën saudite në Bagdad. Ish ambasadori saudit në Bagdad Samer Al Sobhan është kritikuar shpesh nga qeveria irakiane për shkak të mosrespektimit të normave diplomatike dhe ndërhyrjeve të vazhdueshme në punët e brendshme të Irakut dhe më në fund qeveria e Bagdadit e shpalli atë person non grata. Ky veprim shkaktoi zemërim tek regjimi Al Saud, i cili ka vendosur të ulë nivelin e marrëdhënieve diplomatike me Irakun.
Tags