Strategjia e Sirisë në Alepo në prag të takimit të Lozanës
Strategjia e Sirisë në Alepo në prag të takimit të Lozanës
xNë një intervistë dhënë gazetës ruse Mosomolskaya Pravda, presidenti i Sirisë tha se çlirimi i qytetit Alepo do të jetë pikënisja e çlirimit të të gjitha zonave të tjera të vendit. Qyteti Alepo është një qytet i rëndësishëm dhe strategjik i cili tashmë është kthyer në bazën e luftimeve të forcave siriane dhe aleatëve të Sirisë me grupet terroristë dhe të armatosura. Përleshjet dhe konfliktet e armatosura në këtë qytet janë shtuar edhe më shumë pas dështimit të negociatave mes Rusisë dhe Amerikës për zgjidhjen e situatën dhe krizës në Siri. Përcaktimi i fatit të qytetit Alepo, është i rëndësishëm për të përcaktuar të ardhmen e Sirisë dhe për qartësimin e zhvillimeve në këtë vend. Ushtria dhe forcat e armatosura siriane në vazhdim të avancimit në lagjet lindore të qytetit Alepo kanë spastruar disa zona në lindje të qytetit nga terroristët. Gjatë këtyre operacioneve janë vrarë dhe plagosur me dhjetëra terroristë të armatosur. Ushtria e Sirisë gjithashtu në rajonin Shakif të Alepos ka çliruar disa zona industriale. Komanda e përgjithshme e ushtrisë së Sirisë të mërkurën në mbrëmje me anë të një deklarate u ka dhënë edhe një rast tjetër terroristëve që të largohen me familjet e tyre nga lagjet lindore të Alepos dhe ka deklaruar se të mos presin ndihmë nga askush. Grupet terroriste në lagjet lindore të qytetit Alepo janë vendosur nën rrethimin e plotë të ushtrisë siriane, prandaj nuk po lejojnë civilët që të largohen nga kjo zonë. Ndërkohë numri i viktimave të sulmeve të avionëve luftarak të koalicionit të ashtuquajtur kundër ISIS me në krye Amerikën në një fshat afër Alepos, ka shkuar në 60 persona. Në kohën kur pikëpamjet e perëndimit mbi krizën në Siri kanë arritur në qorrsokak, Rusia nga ana tjetër thekson në çlirimin e qytetit Alepo nga prania e terroristëve. Vladimir Putin, presidenti i Rusisë, në konferencën e fundit të tij foli në lidhje me largimin e terroristëve të armatosur nga Alepo dhe tha se akoma nuk ka arritur akoma t'i bind amerikanët për të garantuar sigurinë e kontingjenteve të ndihmave humanitare. Presidenti i Rusisë gjithashtu theksoi se vendi i tij i ka propozuar Amerikës që për të shmangur veprimet provokuese siç ishte sulmi ndaj kontingjenteve me ndihma humanitare në rrugën drejt Alepo, të dy palët e përfshira në konflikt të tërhiqen nga rruga Kastelo, mirëpo amerikanët nuk kanë pranuar këtë propozim. Kohët e fundit presidenti rus ka diskutuar mbi luftimet në Siri duke përfshirë edhe operacionet ushtarake të Turqisë në këtë vend të përfshirë nga lufta.