Me mijëra pjesëtarë të ISIS transferohen në veri të Afganistanit
Zv/presidenti i Afganistanit ka thënë se me mijëra pjesëtarë të ISIS janë duke u transferuar në veri të Afganistanit.
Gjeneral Abdul'rashid Dustam tha se ata pjesëtarë të grupit ISIS që po transferohen në veri të Afganistanit janë kryesisht nga Çeçenia, Uzbekistani dhe Taxhikistani. Sipas tij elementë brenda dhe jashtë Afganistanit po mundohen të transferojnë 7,500 pjesëtarë të ISIS, të cilët aktualisht po luftojnë në radhët e grupit ISIS kundër forcave popullore dhe të ushtrisë së Irakut, Libisë, Libanit dhe Sirisë. Dustam nga forcat e sigurisë dhe përkrahësit e tij në veri të Afganistanit kërkoi që të jenë të gatshëm që të përballen me elementët e ISIS. Ai tha se një nga shkaqet e pranisë së terroristëve të ISIS në veri të Afganistanit, është pakti i tyre me disa komandantë të grupit Taleban. Më herët Dustam dhe Ata Muhamed Nur përgjegjësi i provincës Balkh kanë paralajmëruar mbi përpjekjet e elementëve të caktuar për të destabilizuar veriun e Afganistanit. Sa i përket transferimit të elementë të ISIS në zonat e kontrolluara nga kundërshtarët e qeverisë së Afganistanit, kanë paralajmëruar edhe mediat afgane.