Netanjahu bisedon me sekretarin e ri të përgjithshëm të OKB
Tetor 15, 2016 17:40 Europe/Tirane
Kryeministri izraelit në një bisedë telefonike me sekretarin e ri të përgjithshëm të OKB, kritikoi rezolutën e re të UNESCO në lidhje me xhaminë Al Aksa.
Benjamin Netanjahu në bisedë me Antonio Gutierres, e cilësoi tendencioze rezolutën e UNESCO-s sipas së cilës, xhamia Al Aksa dhe Bejtul Mukadesi nuk kanë asnjë lidhje me hebrenjtë dhe judaizimin. Qeveria izraelite ngriu çdo bashkëpunim me Agjencinë për Kulturën të Kombeve të Bashkuara, duke denoncuar tekstin, ku vendet e shenjta të judaizmit, krishterimit dhe myslimanizmit citohen vetëm me emërtimin islamike.
Tags