Erdogan: Iraku është i paaftë për çlirimin e Mosulit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i31339-erdogan_iraku_është_i_paaftë_për_çlirimin_e_mosulit
Presidenti i Turqisë deklaroi se qeveria irakiane nuk është e aftë për çlirimin e qytetit Mosul.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 15, 2016 17:42 Europe/Tirane
  • Erdogan: Iraku është i paaftë për çlirimin e Mosulit

Presidenti i Turqisë deklaroi se qeveria irakiane nuk është e aftë për çlirimin e qytetit Mosul.

Ndër të tjera, Rexhep Taip Erdogan, deklaroi se Turqia nuk do të lejojë ISIS-in dhe asnjë grup tjetër terrorist të kontrollojë qytetin strategjik Mosul në veri të Irakut. Të tilla deklarata bëhen në një kohë kur ushtria irakiane dhe forcat popullore kanë rrethuar qytetin Mosul dhe pritet të fillojnë operacionin për çlirimin e këtij qyteti. Turqia është e vendosur të marrë pjesë në një operacion të planifikuar nga forcat e koalicionit për të dëbuar grupin militant Shteti Islamik nga qyteti Mosul i Irakut. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha të premten se vendi i tij do të zbatojë një “plan B” nëse nuk përfshihet. “Jemi të vendosur për t’iu bashkuar forcave të koalicionit në Irak, për të siguruar unitetin e Irakut. Nëse forcat e koalicionit nuk e duan Turqinë, ne do të zbatojmë planin B. Nëse ai nuk funksionon, do të zbatojmë planin C”, tha Erdogan. Deklarata e tij vjen në kohën e tensioneve të larta midis Turqisë dhe Irakut.