Siria pas dështimit të negociatave mes Rusisë dhe Amerikës
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i31360-siria_pas_dështimit_të_negociatave_mes_rusisë_dhe_amerikës
Rusia në vazhdën e mbështetjes së saj për Sirinë ka deklaruar se në bazën e saj në portin Tartus të Sirisë ka dislokuar sistemin raketor S-300.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Tetor 16, 2016 04:38 Europe/Tirane
  • Siria pas dështimit të negociatave mes Rusisë dhe Amerikës

Rusia në vazhdën e mbështetjes së saj për Sirinë ka deklaruar se në bazën e saj në portin Tartus të Sirisë ka dislokuar sistemin raketor S-300.

Më herët mediat perëndimore kanë njoftuar për futjen e sistemit Gladiator SA-23 në Siri. Ministria e mbrojtjes e Rusisë ka thënë se sistemi raketor mbrojtës S-300 për herë të parë është dorëzuar në bazën e forcave detare në qytetin bregdetar Tartus të Sirisë. Deri më tani nuk është bërë kurrfarë konfirmimi zyrtar nga ana e Moskës në lidhje me këtë çështje. Burimet informative tregojnë se mosmarrëveshjet mes Amerikës dhe Rusisë si dy aktorë kryesor ndërkombëtar në Siri kanë arritur në kulmin e tyre. Amerika ka pezulluar negociatat me Rusinë në lidhje me përpjekjet për ripërtëritjen e armëpushimin të dështuar në Siri. Sistemi raketor mbrojtës S-300 është një sistem raketor tokë ajër me rreze të larta veprimi dhe ka kapacitet të përdoret në të gjitha lartësitë. Rusia ka konfirmuar dislokimin e sistemit të saj raketor S-300 në portin Tartus të Sirisë. Lajmi për dislokimin e këtij sistemi mbrojtës ajror në qytetin bregdetar Tartus të Sirisë është konfirmuar nga Igor Konashenkov zëdhënës i ministrisë së mbrojtjes së Rusisë. Rusia ka ngritur prej mbi një viti një bazë detare në qytetin port sirian të Tartusit, por tashmë konfirmon se atje ka dërguar edhe sisteme të mbrojtjes ajrore të njohura si “S-300”. Zëdhënësi i ministrit rus të Mbrojtjes, Igor Konashenkov tha se qëllimi i dërgimit të këtij sistemi është garantimi i sigurisë së bazës nga ndonjë sulm i mundshëm nga ajri.   “Më lejoni t’iu kujtoj se sistemi S-300 është një sistem me qëllime tërësisht mbrojtëse, ndaj dhe nuk përbën asnjë kërcënim për askënd”, tha gjeneral-major Konashenkov. “Mbetet e paqartë se, përse dërgimi i një sistemi të tillë atje shkaktoi një alarm kaq të madh mes partnerëve tanë perëndimorë”, vijoi ai. Rusia me sistemet e saj raketore S-300 dhe S-400 ka garantuar mbrojtjen e saj ajrore në dy baza Tartus dhe Hamimim të Sirisë. Ndërkohë marrëveshja mes Rusisë dhe Sirisë për dislokimin e divizioneve ajrore ruse brenda territorit sirian, është shtyrë për një afat të pacaktuar. Mesa duket Siria është kthyer në qendrën e një lufte të ftohtë të dytë mes Amerikës dhe Rusisë. Përqendrimi i dosjes së Sirisë në duart e Amerikës dhe Rusisë, ka ngjallur shqetësime mbi mënjanimin e rolit të Republikës Islamike të Iranit në Siri, mirëpo këto shqetësime ulen me masat konkrete të ndërmarra nga Rusia, Irani dhe Siria. Duke qenë se pika e përbashkët, lufta kundër terrorizmit, ishte një prej pikave të marrëveshjes  për armëpushim mes Uashingtonit dhe Moskës, mirëpo qartazi të dy palët kanë mosmarrëveshje dhe kjo ka hequr mundësitë dhe shpresat për zgjidhjen politike të krizës në Siri. Ndarja e grupeve terroriste në terroristë radikalë dhe terroristë moderatorë të cilët mbështeten nga Amerika nuk është një punë e lehtë dhe për këtë terroristët shumë lehtë shkelin armëpushimin. Nga ana tjetër OKB ashtu si në të kaluarën mban qëndrim inaktiv dhe përfaqësuesi i saj nuk ka arritur të ndërmjetësojë për zgjidhjen e situatës. Duke pasur parasysh se procesi i zgjidhjes politike ka arritur në qorrsokak, e vetmja mënyrë për zgjidhjen e krizës është mbështetja tek opsioni ushtarak dhe lufta me grupet terroriste. Mirëpo duke qenë se perëndimi dhe aleatët rajonalë vazhdojnë të mbështesin grupet terroriste, lufta në Siri është përkeqësuar edhe më shumë. Mirëpo në këto kushte në Siri janë shtuar sulmet e ushtrisë siriane e përkrahur nga aleatët e saj si Irani dhe Rusia. Rusia ka shtuar bombardimet e saj kundër bastioneve të terroristëve ndërsa ushtria siriane nga toka ka arritur të avancojë shumë në qytetin Alepo. Pikërisht një mundësi për ndërhyrjen ushtarake të perëndimit në Siri, e ka detyruar Rusinë të dislokojë sisteme të sofistikuara raketore anti-ajrore në portin Tartus.